GURI I KAMJES


GURI I KAMJES
✤ Majë shkëmbore me lartësi 1461 m në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës). Është i ndërtuar nga konglomerate dhe ranorë të molasës. Shkëmbinjtë ranorë, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar -sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull, në të cilin agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi. I parë nga larg, Guri i Kamjes i ngjan një anijeje të madhe, është monument natyre.

(P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guri I Kamjes


[cite]