GURRA MILTO SOTIR


GURRA MILTO SOTIR
✤ (1884-1972). Shkrimtar e publicist. Mësimet e para i kreu në Korçë, kurse të mesmet në Odesë (Rusi). Një pjesë të jetës e kaloi jashtë (Rusi, SHBA, Bullgari). Mori pjesë në lëvizjen patriotike, • ishte delegat në Kongresin e Lushnjës. Botoi revistat Shkëndia (shih), «Zekthi» (1922) dhe «Mituria» (1944), bashkëpunoi në organe të ndryshme të kohës. Shkroi veprat «Rëfenja» (1911), «Goca e Malësisë» (1912), «Plagët e kurbetit» (1983). Ishte ndër lëvruesit e parë të tregimit. Në krijimin e tij vendin kryesor e zënë përfaqësuesit e shtresave të varfra, jeta e tyre plot halle. Prirja realiste, gërshetuar herë-herë me nota sentimentale, thjeshtësia e rrëfimit e thurja naïve e veprimit janë tiparet e krijimtarisë së M.G. U mor ndër të parët me përkthime nga letërsia ruse (A.Pushkin, I.Turgeniev, A.Çehov, M.Gorki etj.) Një pjesë e shkrimeve u rihotuan pas Çlimit («Kur rilindej Shqipëria® 1958, «Tregime të zgjedhura» 1962, përmbledhja poetike «Dëshirë» etj).

x

(N.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gurra Milto Sotir


[cite]