GUSHA
✤ (Struma). Sëmudje që karakterizohet nga zmadhimi i vëllimit të gjendrave tiroide. Hormoni i tiroides (thyroxina) është rregulluesi kryesor i gjithë proceseve metabolike të organizmit, i zhvillimit fizik e osikik të njeriut. Në disa periudha të jetës (fëmijët në rritje, në periudhën e pubertetit dhe në gratë me barrë) proceset metabolike zhvillohen më me vrull, nevojat për hormonin e tiroides shtohen dhe tiroidj a në pamundësi të sigurojë hormonin e saj në sasi të mjaftueshme, rritet.
G. ka qenë e njohur qysh në kohët më të lashta. Në shumicën e vendeve të botës është endemike si edhe në shumë rrethe të Shqipërisë. Shkaku i gushës endemike është pamjaftueshmëria e jodit në mjedis (në ujët dhe ushqimet).
Profilaksia e G. endemike bëhet me anën e jodit për t’u siguruar hanorëve sasinë fiziologjike që i duhet organizmit. Mënyra më e përshtatshme është përdorimi i kripës së joduar. Para Çlirimit kjo sëmundje nuk studiohej dhe nuk mjekohej. Studimet dhe depistimet e saj filluan në vitin 1958-1959 dhe u publikuan në disa numra të Buletinit të UT. U thelluan si shërbim më 1962 që kur u krijua bërthama e profilit të endokrinologjisë. Më 1971 u ngrit Qendra e Studimit Funksional të Tiroides me radioizotopë. Me anën e ekzaminimeve funksionale të bazuara në të dhëna të sakta biokimike e radioimunologjike (gama-shintigrafia), përqendrimi i hormoneve të tiroides në plazëm (T4-T3) dhe të hormoneve të sistemit nervor qendror që rregullojnë funksionin e saj (TSH, TRH), në klinikat tona bëhet diagnoza e saktë e formave të ndryshme të sëmundjeve të tiroides (hipotiroideve, hipertireozave,) dhe mjekimi i tyre i përshtatshëm. Rezultatet e depistimit në të gjithë Shqipërinë janë paraqitur në studimin «Gusha endemike në Shqipëri» (1976) nga F.Hoxha, i cili ka dhënë ndihmesë në studimin e kësaj sëmundjeje. (F.Ho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gusha