GURRASI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (J). Bën pjesë në ‘fshatin e bashkuar Buçimas (shih). Përmendet qysh nga shek.XV. Pas pushtimit osman banorët e këtij fshati për të mos iu nënshtruar asimilimit dhe shfrytëzimit, u shpërngulën në zonën e thellë malore dhe u kthyen në shek. XVIII. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u krijua në mars 1943. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë më 1956. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, pemëtaria. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, grup folklorik, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gurrasi
[cite]