HEKURUDHA RROGOZHINË-FIER-VLORË


HEKURUDHA RROGOZHINË-FIER-VLORË
✤ Hekurudhë me gjatësi 88 km, që degëzohet në Rrogozhinë nga arteri i vijës hekurudhore Durrës-Eibasan-Pogradec dhe lidh qendrat e banuara Dushk, Lushnjë, Gradishtë, Libofshë, Fier, Levan, Novoselë, Cerkovinë e Vlorë. Përshkon zonën kryesore bujqësore të vendit, lidh rajonin naftëmbajtës dhe sliumë objekte industriale. U ndërtua në dy faza: Rrogozhinë-Fier (53 km, 1967-1968) dhe Fier-Vlorë (35 km, në ndërtim). Për këtë hekurudhë janë ndërtuar 162 vepra arti, disa stacione hekurudhore, tuneli i Koshovicës, ura mbi Shkumbin në Rrogozhinë, ura e Mhrostarit mbi Seman dhe ura hekurudhore e automobilistike mbi Vjosën në Mifol. Në Fier degëzohet vija hekurudhore Fier-Ballsh 26 km, 1974-1975) që kalon edhe nëpër qendrat e banuara: Kraps e Kasnicë.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hekurudha Rrogozhinë-Fier-Vlorë


[cite]