HAXHIU OSMAN


HAXHIU OSMAN
✤ (1883-1937) Një nga udhëheqësit e Luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë. Lindi në Vlorë. Së bashku me patriotë të tjerë vlonjatë ndihmoi aktivisht në organizimin e qëndresës së popuilit të qytetit e të krahinës. Ishte kryetar i komisionit që drejtoi demonstratën e madhe antiitaliane të 28 nëntorit 1919. Më 29 maj 1920 O. H. u zgjodh nga Kuvendi i Barçallasë (shih) kryetar i Komitetit të «Mbrojtjes Kombëtare» që drejtoi Luftën e Vlorës. Më 2 qershor 1920, në mbledhjen e Beunit shpalli përpara çetave vullnetare vendimin për fillimin e luftës kundër pushtuesve imperialistë italianë.

(N. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Haxhiu Osman


[cite]