HENDBOLLI


HENDBOLLI
✤ Lojë sportive me dy skuadra prej 7 vetash që përpiqen të gjuajnë me dorë topin në portën e palës tjetër nga largësia mbi 6 m. Fusha është 40×20 m, portat 3×2 m. Para Çlirimit në Shqipëri është luajtur në disa shkolla të Tiranës e Shkodrës. Pas Çlirimit mori formë të organizuar. Ka ekipe pranë klubeve sportive dhe ushtrohet në shkolla. Janë bërë ndeshje me variantin e H. me 11 lojtarë në fusha futbolli, që më 1972 organizohen veprimtari kombëtare për H. me 7 lojtarë.

(K. Kt.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hendbolli


[cite]