HEPATOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që studion sëmundjet e mëlçisë, mjekimin dhe parandalimin e tyre. Më të shpeshta janë hepatitet kronike, cirrozat e mëlçisë, tumoret, infeksionet mikrobiale ose parazitare, si dhe gurët e rrugëve të tëmthit dhe fshikëzës së tij. Në Shqipëri H. si disiplinë në fillim u zhvillua në kuadrin e sëmundjeve të brendslime dhe u veçua në vitet 1958-1959. Në Shqipëri cirrozat e mëlçisë janë më shpesh me natyrë virale dhe rrallë alkoolike, kurse ato që lidhen me pamjaftueshmërinë e proteinave mungojnë. Prej vjetësh studiohen hepatitet kronike eksperimentale. Të sëmurët dispanserizohen. Për sëmundjet e mëiçisë janë hapur reparte në rrethet kryesore të vendit.
(J. Adh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hepatologjia
[cite]