HERONJTË E BATRËS


HERONJTË E BATRËS
✤ Grupi i 11 punëtorëve të Ekspeditës Gjeologjike të Batrës në rrethin e Matit,i përbërë nga:

Avdyl Verlaku, Skënder Tomja, Munir Nurçja, Hysen Toska, Dilaver Rupla, Neshit Rupla, Mysiim Mazari, Emin Pershaku, Shaban Hoxha, Neshat Qoku, Subi Kadrija, që ranë në krye të detyrës, më 25.2.1965, të mbuluar nga një ortek i madh bore, në përroin e Batrës, kur po luftonin për të shpëtuar jetën e një shoku të tyre, që ishte fundosur në humnerë. Vendosmëria dhe guximi i tyre për të shpëtuar shokun, u bë shembull i virtuteve socialiste të njerëzve tanë dhe frymëzim për gjithë punonjësit e vendit. Miniera e re e Batrës mban emrin Miniera e Kromit «11 heronjtë».

(M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Heronjtë E Batrës


[cite]