HIDROCENTRALI DRITA E PARTISË


HIDROCENTRALI DRITA E PARTISË
✤ HEC i dyitë mbi 1. Drin, në afërsi të fshatit Fierzë, me fuqi të vendosur 500 mijë kW, me 4 agregate, me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike rreth 1.8 miliardë kWh. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1378. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine e lartë 165 m, sistemin e sjelljes së ujit me veprën e marrjes dhe 4 tunelet e turbinave, ndërtesën e centralit dhe nënstacionin elektrik, 2 tunelet e shkarkimit të prurjeve më të mëdha, 2 tunelet e devijimit të lumit gjatë ndërtimit. Diga krijon një rezervuar, Liqenin e Fierzës (shih) me vëllim 2,7 miliardë m3 ujë.

(E.Gj..-J.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrocentrali Drita E Partisë


[cite]