HIDROCENTRALI I VAUT TË DEJËS


HIDROCENTRALI I VAUT TË DEJËS
✤ HEC -i parë nibi 1. Drin, me fuqi të vendosur 250 mijë kW me 5 agregate dhe me prodhim mesatar vjetor të energjisë elekstrike rreth 1.1 miliard kWh. Filloi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim në tetor 1971. Ka digën e Zadejës (shih) dhe një në Qyrsaq. Në Zadejë është ndërtuar tuneli i devijimit të lumit, i përshtatur edhe për shkarkimin e një pjese të prurjes më të madhe gjatë shfrytëzimit. Në Qyrsaq, në digën prej betoni 60 m të lartë janë vendosur shkarkuesi i një pjese të prurjeve më ië mëdha dhe vepra e marrjes së ujit. Në vazhdim të saj u ndërtuan diga me gurë e bërthamë deltine e lartë 46.4 m, p cila mbyil qafën e Qyrsaqit, tubacionet e turbinave me ndërtesën e centraiit dhe nënstacioni elektrik. Këto diga krijojnë një rezervuar, Liqenin e Vaut të Dejës (shih) me vëllim 580 milionë mJ ujë.

(E. Gj.-A.Fi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrocentrali I Vaut Të Dejës


[cite]