HIDROCENTRALI KARL MARKS


HIDROCENTRALI KARL MARKS
✤ HEC i parë ‘ mbi 1. Mat, pranë Ulzës me fuqi të vendosur 25,6 mijë kW, me 4 agregate dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike rreth 120 milionë kWh. Filloi të ndërtohej më 1952 dhe u vu në shfrytëzim më 1957. Ka një digë prej bertoni 68 m të lartë dhe me gjërësi në kurorë 260 m, ku janë vendosur vepra e marrjes së ujit me ndërtesën e eentralit dhe shkarkuesi sipërfaqësor i prurjeve më të mëdha me 4 hapësira kapërderdhëse. Karakteristike për këtë HEC është vendosja e sallës së makinerive brenda në trupin e digës, që ka një vëllim prej 260 mijë m3 beton. Me këtë digë është krijuar një rezervuar me vëllim të përgjithshëm prej 240 milionë m3, Liqeni i Ulzës (shih).

(J.Ç.-J.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrocentrali Karl Marks


[cite]