HIDROELEKTROENERGJETIKA
✤ Degë e ekonomisë, që merret me studimin dhe shfrytëzimin e energjisë së ujërave për prodhimin e energjisë elektrike në hidroelektrocentralat (HEC), në të cilat vendosen pajisjet e nevojshme, siç janë turbinat hidraulike, gjeneratorët elektrikë etj. Shqipëria është shumë e pasur me burime hidroenergjetike. Vetëm rezervat hidroenergjetike të shfrytëzueshme të dy lumenjve kryesorë të vendit, Drinit e Vjosës janë 10 miliardë kWh. Para Çlirimit energjia e ujiit shfrytëzohej vetëm për mullinj me ujë nëpër fshatra. Më 1933 u ndërtua në Vithkuq afër Korçës i vetmi HEC me tre agregatë të vegjël, me fuqi të përgjithshme 630 kW. Shfrytëzimi i mirëfilltë i pasurive hidroenergjetike të vendit filloi pas Çlirimit.
Duke zbatuar politikën largpamëse të PPSH për elektrifikimin (shih) e vendit iu dha përparësi zhvillimit rtë H. Gjatë planeve pesëvjeçare u ngritën një sërë HEC të mëdha, si dhe shumë HEC të vogla lokale. Sot në vend numërohen me dhjetëra HEC, me fuqi nga disa dhjetëra deri në disa qindra mijë kilovat. Ndër këto mund të përmenden HEC «V. I. Lenin» në Tiranë, HEC «Karl Marks» dhe «Frederik Engels» në 1. e Matit, HEC «J. V. Stalin» e «Bistrica 2» në 1. e Bistricës, HEC e Vaut të Dejës dhe «Drita e Partisë» në 1. e Drinit. Më 1985 do të vihet në shfrytëzim dhe HEC i tretë në 1. e Drinit, HEC «Enver Hoxha» në Koman më i madhi në Shqipëri. Po në këtë lumë parashikohet edhe ndërtimi i 2 HEC të tjera, në Skavicë e Bushat.
Më 1984 H. dha 3,27 miliardë kWh energji elektrike. Ajo përbën sot mbi 80% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike, dhe do të jetë edhe në të ardhmen burimi kryesor për prodhimin e energjisë elektrike në vend, duke e kombinuar edhe me prodhimin e saj nga termoelektroenergjetika (shih). Për këtë qëllim si dhe për shfrytëzimin kompleks të energjisë së ujërave është bërë studimi i skemave të shfrytëzimit të mjaft lumenjve kryesorë të vendit dhe të degëve të tyre si Vjosës, Osumit, Devollit, Shkumbinit etj., në të cilët në itë ardhmen do të ngrihen HEC të tjera, ndër të parët ai i Bënjës mbi lumin Devoll.
(B. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hidroelektroenergjetika