HIDROGJENI


HIDROGJENI
✤ (H). Elementi kimik më i lehtë, m-: peshë atomike 1.008, me numër atomik 1, m= molekulë prej dy atomesh (H2). Gaz pa ngjyië pa erë e pa shije, shumë i djegshëm. Përdore: në sektorë të ndryshëm të industrisë së vendm Sasia më e madhe e H. përdoret në sinjtezën e amoniakut në uzinën «Gogo Nushi» në Fier ku prodhohet me anën e dy proceseve: në fillim bëhet oksidimi i pjesshëm termik i metanit (ng= gazi natyror), e më pas riformimi katalitik i metanit. Në Uzinën e përpunimit të thëllë të naftës në Ballsh bëhet një lloj riformimi katalitik i metanit, prej të cilit prodhohet H. i nevojshëm ns procesin e hidropastrimit të benzinës, të vajgur:: e të gazoilit nga komponimet e squfurit. H. që çlirohet gjatë elektrolizës së solucioneve ujoretëklerurit të natriumit në Uzinën e sodës dhe të PVC në Vlorë shfrytëzohet për prodhimin e acidit klorhidrik (shih). Përzierja e H. me oksidin e karbcnit përdoret për reduktimin e nikelit të kobaltit nga xeherori i hekur-nikelit. Kjo përzierje fitohet me anën e procesit të oksidimit të pjesshëm, termik të mazutit (ose të metanit). i cili prodhohat me anën e elektrolizës së ujit e që ka pastërti të lartë përdoret për hidrcgjenizimin e vajrave bimore në Fabrikën e margarinës në Fier.

(Dh. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrogjeni


[cite]