HIGJIENA E QYTETIT
✤ Veprimtari e ekonomisë komunale që merret me ruajtjen e pastërtisë së mjedisit të qyteteve. Në RPSSH organizohet nga shteti dhe kryhet pa asnjë taksë. H. e Q. merret me pastrimin e rrugëve, parqeve e lulishteve, me pastërtinë e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve të ujërave të zeza. Qendrat e banuara dhe ndëritesat e reja ngrihen duke plotësuar kërkesat për kushte higjienike. Në qytete janë krijuar mjedise të pastra dhe kushte më të mira shëndetësore të përshtatshme për jetesën e popullit me aksione të higjienizimit të blloqeve të banimit, që i drejtojnë organizatat e masave. Qendrat e punës e të prodhimit kryejnë vetë pastrimin e itruallit të tyre. H. e Q. bashkërencohet ngushtë me urbanistikën e qytetit dhe me crganet shëndetësore të higjienës (shih).
(R.Hi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Higjiena E Qytetit
[cite]