ENSEKTET
✤ (Inseeta). Kafshë të vogla aë nuk kanë shtyllë kurrizore e eshtra, me trup të ndarë në tri pjesë (koka, gjoksi, barku), zakonisht me tri palë këmbë, dy palë krahë e me lëkurë të fortë. I. përbëjnë klasën më të pasur në llcje të tipit të këmbënyjëtuarve (Arthropoda) dhe krejt betës së kafshëve me rreth 800000 lloje. Në Shqipëri I. janë të përhapura kudo nga bregdeti deri në malësi. Janë kafshë grabitqare (insektengrënëse) dhe fitofagë (bimëngrënëse) etj. Nga forma dhe mënyra e marrjes së ushqimit dalloien: brejtës, thithës, shpues, lëpirës, shpues-thithës, thithës-lëpirës etj. Ndër I. flatraforta Coleoptera) të njohura si dëmtuese brejtëse të pemëve frutore, të hardhive e të kulturave bujqësore janë zhuzhaku i majit (Melalontha melaiontha, L.), buburreci i patates (Leptinotarsa dekmlineata Say), ndërsa të dobishme si ngrënëse ië vemjeve të dëmshme janë: buburreci (Calonma), cicindela (Cicindela), mollëkuqet (CoccineLa) etj., si dhe brumbujt kufomangrënës (Necrophorus vestigator, Hersch.), pastruese të ngorëhësirave etj. Ndër flatralusporët (Lepidoptera) ;anë përcaktuar rreth 1800 lloje, prej tyre dëmruese të kulturave bujqësore e të pyjeve janë: irimbi i misrit (Pyrausta nubilalis), krimbat e rambukut (Chloridea absoleta dhe Pectinophora gossypiella), krimbi i murrmë (Agrotis segatam Scih), endësi i pishës (Processonaria) etj. Nga I. dyflatrore (Diptera) si përhapëse sëmundjesh janë: mizat (Musca, Calliphora etj), mushkonjat (Anopheles, Culex etj), dëmtuese . të pemëve frutore si miza e ullirit (Dacus oleae, Rossi), krimbi i qershisë (Rhagoletis cerasi L.), dëmtuesi i agrumeve miza e Mesdheut (Ceratitis capitata, Wied). Ka shumë I. që paraqiten si parazitë të brendshëm (endoparazitë) të shumë I. dëmtuese. Disa lloje përdoren në luftë biologjike fë drejtuar. Është eksperimentuar lufta me anën e entomofagëve (Novius cardinalis, Opius). Pranë sektorit shkencor të Muzeut të Shkencave të Natyrës, ka koleksione të pasura të grupeve të ndryshme të I. Sot punohet për njohjen e entomofaunës së dëmshme, asaj të dobishme dhe për t’i përdorur këto si lloje entomofage polenizuese etj, në Stacionin e Mbrojtjes së Bimëve dhe katedrën e mbrojtjes së bimëve në Institutin e Lartë Bujqësor (shih).
(K.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ensektet
[cite]