HOTI
✤ Zonë në V të rrethit të Shkodrës, që vijon pjesërisht jashtë kufirit shtetëror në Mal ri Zi (Jugosllavi). Bën pjesë në njësinë etnografike të Malësisë së Madhe, ndërmjet Grudës e Triepshit (VP), Kastratit (JL) dhe liqenit të Shkoaras (JP). Është e ndërtuar nga gëlqerorët e dolomitc e mesozoit. Relievi është kryesisht kodrincr karstik me lartësi 200-800 m. Mali më i lari* është Bukoviku, (1233 m). Klima është relativish: e ashpër, me dimër të lagësht e të ftohtë dhs verë të thatë e të nxehtë. Bimësia është e varfër (përveç shpatit V të malit të Bukovikut) dhe përfaqësohet kryesisht nga brezi i dushkut. Ngs. ana etnografike H. ndahej në dy vëllezëri të mëdha: Rapsha dhe Troboina. Traditat ekonomike e kulturore kanë qenë të njëjta me të Malësisë së Madhe. H. është shquar në luftërat për liri dhe pavarësi, si më -1880 kundër shovinistëve malazezë, më 1510-1911 kundër sundimit osman et;. (Shih: Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës). Në H. është vendlindja (Troboini) e Heroit të Popullit Dedë Gjo Luli. Me caktimin e kufijve më 1913 vëllezëria e Troboinës mbeti në Mal të Zi. Një pjesë e popullsisë mërgoi në Shkodër, ku formoi në Shtoj fshatin Hoti i Ri (shih.) Janë zhvilluar biijqësia (misri, gruri, thekra. elbi, patatja,) e blegtoria (delja, lopa). Qendrat kryesore të banuara janë Hani i Hotit, Kushja. Brigjja, Rapshi, kurse jashtë kufirit-Troboini, Troboini i Vjetër, Vuksanlekaj, Arza, Dokaj etj.
(Gj. G. -Rr. Z.)
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, në anën L të liqenit të Hotit, pjesë e liqenit të Shkodrës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bajzë (Ivanaj) (shih). Përmendet në burimet e shkruara qysh në shek. XV. H. ka hyrë në historinë e luftës për pavarësi me kryeiigritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Popullsia e kësaj zone ndihmoi Br. VI e VII S për të ndjekur pushtuesit gjermanë në tokat e Malit të Zi. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1965. H. përfshihet në koop. e bashkuar të Bajzës. Ka drejtim kryesor prodhimin e duhanit dhe të drithërave të bukës. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtase e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hoti