HUMAMZMI
✤ Rrymë përparimtare në kulturën e borgjezisë së vendeve të Evropës Perëndimore në hapat e parë të zhvillimit të saj (shek. XXVXV). Themeluesit e kësaj rryme përballë kulturës teologjike, me thelbin e saj antishkencor dhe antinjerëzor, vinin një kulturë të re, që duhej të formonte njeriun (së këndejmi dhe emri i doktrinës së tyre) dhe të drejtonte vëmendjen në punët e njeriut dhe interesat e tij. Për këtë qëllim ata shfrytëzuan gjerësisht kulturën e lashtë greko-romake, që e nxorën në dritë nga harresa në të cilën e kishte lënë mesjeta.
Veprat e filozofëve dhe krijimet artistike të humanistëve të këtyre shekujve, që quhen edhe shekujt e Rilindjes, ngrenë lart njeriun dhe dinjitetin e tij, përhapin përfytyrimin mhi njeriun si një qenie e fuqishme që, me forcën fizike, trimërinë dhe mençurinë është në gjendje të ndryshojë dhe ta rregullojë botën në përshtatje me interesat e tij.
Elemente të humanizmit e të Rilindjes Evropiane filluan të duken edhe në kulturën e vendit tonë, por nuk u përhapën e as u zhvilluan më tej si në vendet e tjera të Evropës, sepse pushtimi osman e ndërpreu këtë proces dhe solli shkatërrim të paparë edhe në fushën e kulturës. Për elemente të humanizmit dhe të Rilindjes Evropiane në Shqipëri dëshmojnë veprat e autorëve të tillë shqiptarë si Leonik Tomeo, Marin Beçikemi (shih), Gjon Gazuli, të shkruara latinisht dhe të hotuara jashtë Shqipërisë dhe veçanërisht veprat e më të shquarit prej tyre, Marin Barletit (shih). Humanizmi në një kuptim të ri më t§ gjerë u shpreh në kulturën e Pdlindjes Kombëtare (shih) në shek. XIX. Veprat e rilindësve veçanërisht vargjet e Naim Frashërit, lartësojnë njeriun dhe virtytet e tij.
(Z.Xh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Humamzmi