HYRIETI
✤ (Liria). Periudha e regjimit xhonturk që u vendos në Perandorinë Osmane me fitoren e revolucionit dhe me shpalljen e Kushtetutës më 23-24 korrik 1908, për të cilat një rol të rëndësishëm luajtën shqiptarët. H. u prit nga populli dhe veprimtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare me shpresën se do tii jepeshm liritë politike dhe autonomia të premtuara nga xhonturqit. Atdhetarët shqiptarë shfrytëzuan shpalljen e H. për ngritjen e klubeve dhe të shoqërive të tjera patriotike të cilat u bënë qendra të veprimtarisë kulturore-kombëtare. Në qytetet dhe fshatrat e të gjitha trevave shqiptare filluan të çelen shkolla shqipe. U thirrën disa kongrese legale mharëshqiptare për çështje të veçanta të kulturës dhe për probleme politike. Në parlamentin xhonturk që u hap në dhjetor 1908 deputetët patriotë shqiptarë formuan një grup kombëtar.

Xhonturqit pas shpalljes së H. vendosën, dora-dorës, diktaturën e tyre ushtarake, shpallën si doktrinë zyrtare osmanizmin që mohonte ekzistencën e kombeve të tjera, duke i quajtur të gjithë «osman!linj». Forcimi i shtypjes ekonomike dhe politike prej xhonturqve i shtyu shqiptarët të organizojnë kryengritjet e mëdha kundërosmane të 1910-1912 që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.

(K. Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hyrieti


[cite]