ILIRËT DHE ILIRIA TE AUTORËT ANTIKË
✤ Përmbledhje e burimeve të autorëve antikë grekë e latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, prej kohëve të lashta homerike deri në shek.VII të e.r.. Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të tilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor etj. Autorët janë dhënë në rendin kronologjik. Vëllimi është botuar në vitin 1965 dhe është pajisur me tregues emrash dhe me dy harta.
(F.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ilirët Dhe Iliria Te Autorët Antikë
[cite]