ILIRIA
✤ Trevë në pjesën P të Ballkanit antik, e banuar nga ilirët (shih). Përmendet për herë të parë në gjysmën II të shek.IV p.e.r. nga Demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Me formimin e Mbretërisë ilire emri I. mori edhe kuptimin e ngushtë politik. Në V kufizohej me Panoninë në Sava; në L me Mezinë, Dakinë e Trakinë në luginat e lumenjve Timak (Ibër), Marg (Moravë) dhe Aks (Vardar); në JL me Maqedoninë në rrjedhën e sipërme të Haliakmonit; në J me Epirin në malet e Akrokerauneve (malet e Vetëtimës) dhe luginën e sipërme të Aosit (Vjosës). Ndahej në Uirinë e Veriut dhe në të Jugut me kufi në l.Narone (Neretva). Kishte mjaft krahina, më kryesoret e të cilave ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha, Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania etj.

Në shek.IV-III p.e.r. pjesa më e madhe e saj përfshihej në shtetin ilir nën emrin Mbretëria ilire. Pas luftërave ilire-romake të viteve 229-28, 219 dhe 168 një pjesë e Ilirisë së J u pushtua nga romakët dhe më 149 p.e.r. u fut në përbërjen e provincës së Maqedonisë. Pjesa V me emrin Ilirik (shih) u krijua si provincë më vete nga Cezari dhe u vendos nën kontrollin e Senatit që e qeveriste nëpërmjet konsujve. Gjatë sundimit të Augustit kaloi nën kontrollin e drejtpërdrejtë të perandorit dhe qeverisej nga një iegat i tij. Pas kryengritjes së viteve 6-9 të e.r. Iliriku u riorganizua dhe u nda në dy provinca: të Dalmaeisë dhe të Panonisë. E para përfshinte tokat në V të Matit deri në 1. Arsia të Irrries, e dyta tokat në V të Dalmacisë e deri zë Danub. Dardania u fut në fillim në provincën e Mëzisë së Sipërme dhe pastaj u bë provincë në vete. Iliriku mori kuptim më të gjerë në mhën e sundimit të Dioklecianit, duke përfshirë :srë Ballkanin, me përjashtim të Trakisë me 7 provinca në përbërje të një prefekture. Në rlrdorimin si emërtim administrativ Iliriku e ihet pak nga pak kuptimin etnik dhe pas shsk.VI nuk përdoret më si emër bashkëkohor.

(N.C.)

✤(192S). Revistë e përdyjavshme kulturore s letrare e ilustruar. Doli vetëm një numër më : 5.12.1929 në Tiranë.

(M.T.)

✤ (1971). Revistë shkencore gjashtëmujore, :rran i Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike.

Numri i parë doli më 1971 dhe vijoi si vjetar deri më 1980, më 1981 u kthye në revistë periodike. Boton studime e materiale arkeologjike nga fusha e prehistorisë, e antikitetit dhe e mesjetës së hershme, si dhe studime historike që lidhen me këto fusha. Problemet themelore të arkeologjisë sonë, si ai i etnogjenezës së ilirëve dhe i formimit të popullit shqiptar e i kulturës së tij zënë vend kryesor. Artikujt shoqërohen —a përmbledhje frengjisht dhe në raste të veçanta jepen të përkthyer tërësisht. Është nderuar nga Akademia Ndërkombëtare e Lutesës (Francë) me «Medaljen e artë» për ritin 1982.

(M.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Iliria


[cite]