ILLIRISHTJA


ILLIRISHTJA
✤ Gjuha e ilirëve (shih), gjuhë indosvropiane që është folur në periudhën antike feri në shekujt e parë të erës së re në Iliri. Nga L e ka burimin gjuha shqipe. Një dialekt i veçantë i I. mesapishtja (shih) flitej edhe në Italinë e Jugut në krahinën e Apulisë dhe në srë të Kalahrisë. Shtrirja e ilirëve dhe e I. në reriudhën antike është një problem ende i diskntueshëm. Nga I. e Ballkanit nuk kemi as tekste rë shkruara, as mbishkrime. Atë e njohim pak -ga disa emra vendesh, fisesh e njerëzish të trevave ilire, nga disa glosa të lëna nga autorë intikë, grekë e latinë dhe nga disa fjalë që mbahen si huazime ilire në greqishten e vjetër dhe në latinishten. Nga gjurmimet e studimet e hëra gjatë shekullit të kaluar dhe sidomos në shekullin tonë (H.Krahe, A.Majer, N.Jokli, J.Rusu, E.Çabej, Z.Mirdita etj.) është mbledhur, sistemuar e botuar një lëndë mjaft e gjerë nga I. dhe janë bërë përpjekje për të përcaktuar në vija të përgjithshme disa nga tiparet fonologjike, leksikore e fjalëformuese të gjuhës ilire, si edhe disa aspekte të marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera indoevropiane. Nga studimet janë vënë re disa përkime të I. me gjuhët gjermanike, balltike dhe me keltishten. Një pjesë e mirë e lëndës gjuhësore të I. gjen shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Mjaft nga emrat e viseve të zonës ilire gjejnë përgjegjëset e tyre në leksikun e shqipes ose në toponirninë e saj: Bigeste: bigë «mal me dy maja», Dardania: dardhë, Delmatia: delme, Dimallum: dy (di) dhe mal, Tergeste: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend, etj. Kjo është edhe një nga dëshmitë gjuhësore më të shëndosha të tezës së prejardhjes ilire të gjuhës shqipe, e cila mbështetet edhe te dëshmitë e shumta që janë nxjerrë në dritë nga gjurmimet arkeologjike. Një sintezë e arritjeve në fushën e studimeve për ilirët dhe I. është bërë në simpoziumin «Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve» (Tiranë, 1967) dhe në «Kuvendin e studimeve ilire» (Tiranë 1972).

(S.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Illirishtja


[cite]