INDUSTRIA E DUHANIT DHE E CIGAREVE


INDUSTRIA E DUHANIT DHE E CIGAREVE
✤ Degë e ind. ushqimore, që përpunon duhanin e pro’duktet e tij si cigare, duhan i grirë, duhan llulle etj. Deri në fund të shek.XIX në Shqipëri duhani për cigare përpunohej në punishte të vogla zejtare. Manifaktura e parë e duhanit dhe e cigareve, që përdorte fuqi motorike, u ngrit më 1904 në Shkodër. Në vitet 20 të shek.XX filluan të ngrihen edhe fabrikat e para të vogla në Korçë, Shkodër, Elbasan, Sarandë, ndërsa në Durrës më 1924 u ngrit fabrika më e madhe «Stamles». Fabrika e punishte të tjera të vogla u ngritën më vonë edhe në Tiranë, Sarandë etj. Pas Çlirimit u bë përqendrimi i punishteve të vogla në fabrika më të mëdha në Durrës e Shkodër. Për të përballuar ryitjeire prodhimit të duhanit (shih) u ngrit Fabrika e çigareve në Gjirokastër. Më 1952 u ngrit edhe e p^tra fabrikë për fermentimin aritificial të duhanit rië Shkodër. Fabrika të tiila u ngritën edhe në (Elbasan dhe Gjirokastër (1955); Durrës (1960), JKorçë (1983). Më 1966 filloi prodhimi i cigareve me filtër, që sot përbëjnë rreth 70% të prodhimit të përgjithshëm të cigareve, që përfshin mbi 15 lloje. Prodhimi i cigareve më 1982 në krahasim me 1938, 1960 e 1970 është rritur përkatësisht 32 herë, 1.7 herë dhe 1.5 herë. Eksporti i duhanit në krahasim me v.1970 është rritur rreth 1.5 herë, ndërsa ai i cigareve mbi 1.3 herë.

(M.Shi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Duhanit Dhe E Cigareve


[cite]