INDUSTRIA E MISHIT
✤ Degë e ind. ushqimore që merret me therjen e bagëtive e të stipendëve dhe me përgatitjen e mishit, si dhe me prodhimin e sallameve, të konservave dhe nënprodukteve të tjera të mishit. Para Çlirimit në Shqipëri nuk ka pasur I. të M. Vetëm në disa qytete kryesore kishte thertore dhe ndonjë punishte të vogël artizanale, ku prodhoheshin 2-3 lloje sallami.
Pas Çlirimit u vu në baza industriale therja dhe përgatitja e mishit (shih) për konsum dhe u ngrit industria e përpunimit të mishit. Në mjaft qytete u ngritën punishte të reja sallami, pjesërisht të mekanizuara. Më 1966 u vu në shfrytëzim në Tiranë Kombinati i mishit në të cilin veç therjes së mekanizuar e përgatitjes së mishit për konsum, prodhohen sot mbi 30 lloje sallami e proshute. si dhe produkte gjysmë të gatshme mishi. I. e M. prodhon edhe konserva mishi (derri, gjedhi e shpendësh), konserva peshku (sardele, gjuca etj.), yndyrna shtazore (dhjamë i shkrirë derri e lope), supa të koncentruara me vlera të larta proteinike nga mishi i pulës, miell gjaku e kockash për ushqimin e shpendëve etj. I. e M. përpunon gji^ thashtu mish bretkocash e kërmijsh për eksport, mbetjet teknologjike, si thundrat e brirët e bagëtive, puplat e shpendëve, qimet e derrit etj. Në të ardhmen do të zgjerohet industrializimi i mishit dhe sidomos prodhimi i sallamit. (M. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Industria E Mishit