INDUSTRIA E MOBILIEVE


INDUSTRIA E MOBILIEVE
✤ Degë e ind. së drurit që merret me prodhimin e mobilieve dhe orendive. Në Shqipëri ka tradita të lashta në gdhendjen e drurit (shih) dhe punimin e mobilieve e të orendive shtëpiake. Para Çlirimit mobiliet dhe orenditë prodhoheshin kryesisht nga zejtarë të veçantë si dhe nga disa punishte të vogla , zejtare. Në mars 1947 u ngrit në Tiranë ndërmarrja e parë shtetërore për prodhimin e mobilieve sot Kombinati i drurit «Misto Mame» (shih). Më 1951 u slitstëzuan punishtet zejtare private dhe u bë përqendrimi i tyre në zdrukthëtari të veçanta në rrethet kryesore të vendit. Më 1962 u ngrit fabrika e mobilieve të përkulura në Elbasan, më 1974 fabrika e karrigeve në Kavajë dhe më 1975 në Pogradec. U bë rikonstruksioni i Kombinatit të drurit «Misto Mame» më 1972 duke ngritur linja moderne për imitimin e rimesos etj.

(P. Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Mobilieve


[cite]