INDUSTRIA E RËNDË


INDUSTRIA E RËNDË
✤ Tërësia e degëve të ind. që prodhojnë kryesisht mjete të prodhimit (makina, mekanizma e pajisje, motorë etj.) dhe objekte të punës (lëndë të para, materiale të ndryshme, lëndë djegëse). Përmbledh të gjitha degët e ind. nxjerrëse dhe një varg degësh të ind. përpunuese, si ind. energjetike (nxjerrja e naftës, e gazit, e qymyrgurit; prodhimi i energjisë elektrike), ind. minerare dhe ajo metalurgjike (e hekur-nikelit, e kromit, e bakrit etj), ind. kimike, ind. mekanike, ind. e materialeve të ndërtimit, ind. e drurit dhe e letrës etj.. I. e R. përfshihet në nëndarjen e parë (Grupi A) të produktit të përgjithshëm shoqëror. Ajo është dega udhëheqëse e industrisë (shih) dhe shërben si bazë për progresin teknik, për fuqizimin e ekonomisë e të mbrojtjes së vendit dhe luan rol vendimtar në zhvillimin e forcave prodhuese.

Para Çlirimit në Shqipëri I. e R. ishte e prapambetur, madje edhe ato pak ndërmarrje, që kishin filluar të ngriheshin, si për nxjerrjen e naftës dhe të mineraleve, ishin kryesisht në duart e kapitalit të huaj. Pas Çlirimit, në zbatim të politikës së PPSH për zhvillimin me përparësi të degëve të ekonomisë që prodhojnë mjete të prodhimit, I. e R. u zhvillua me ritme të larta. Gjatë planeve pesëvjeçare u programuan dhe u vunë në jetë hap pas hapi një varg masash për ngritjen e degëve më të rëndësishme të I. së R., për një përdorim sa më racional të burimeve natyrore të vendit. U rrit dhe u fuqizua ind. e naftës dhe e gazit (shih), ind. e qymyrgurit (shih) dhe prodhimi i energjisë elektrike, u zhvilluan degët e ndryshme të ind. minerare (shih) për nxjerrjen dhe përpunimin e xeherorëve të kromit, rë bakrit, të hekur-nikelit dhe të mineraleve të r’era të dobishme, u ngrit metalurgjia e zezë che u zhvillua ajo e metaleve me ngjyra, që scilën një zhvillim. të përgjithshëm të metalurzfisë (shih); u ngrit ind. mekanike (shih) që po kdiehet gradualisht në ind. makinandërtuese, u zgjerua ind. e drurit (shih) dhe e letrës etj.

Sot Shqipëria është kthyer në një vend me I. ië R. të zhvilluar shumëdegëshe, që prodhon e eksporton: energji elektrike; xeherorë e koncentrate kromi, ferrokrom; naftë dhe produkte të naftës; bakër elektrolitik dhe tela bakri; çeliqe të petëzuara, koks metalurgjik, karbonat bazik të nikelit; plehra kimike; sodë të kalcinuar dhe sodë kaustike; acid sulfurik, klorhidrik dhe nitrik: amoniak; çimento, kompensatë e rimeso e shumë lëndë të tjera të para minerare dhe prodhime të tjera të degëve të ndryshme të I. së R. Industria mekanike prodhon makineri dbe pajisje të ndryshme për veprat e reja e ato ekzistuese, si dhe për mekanizimin e proceseve të punës dhe siguron rreth 95% të pjesëve të ndërrimit që i nevojiten ekonomisë. Për drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e I. së R. ndihmesë të veçantë kanë dhënë Adil Çarçahi, Xhafer Spahiu, Hajredin Çsliku etj. Edhe në të ardhmen do t’i kushtohe-t kujdes i veçantë rritjes dhe zhviUimit të pandërprerë të I. së R.

(H.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Rëndë


[cite]