LMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI


LMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI
✤ Një nga veprat teorike më të rëndësishme të shokut Enver Hoxha, botuar më 1978. Ajo zë një vend të veçantë në mbrojtjen dhe zhvillimin krijues të marksizëm-leninizmit në kohën e sotme. Në këtë vepër shokuEnver Hoxha analizon dukuritë e reja të shoqërisë së sotme kapitaliste dhe, në dritën e teorisë leniniste mbi imperializmin, provon se të gjitha tiparet dhe kontradiktat themelore të imperializmit, të zbuluara dhe të argumentuara nga Lenini, jo vetëm veprojnë edhe kspitalizmin e sotëm, por janë edhe më të theksuara dhe shprehen nëpërmjet konfliktesh të rheka_ Gjithashtu sh. Enver Hoxha provon se konkkizionet politike që ka nxjerrë Lenini nga teoria ni; imperializmin ruajnë të gjithë vlerën e tyre, se cqëndron i patundur përcaktimi leninist i epokës sonë si epoka e imperializmit dhe e revolucioneve prcletare, se fitorja e revolucionit është e pashmangshme». Në vepër sh. Enver Hoxha mbron cru argumenton më tej idenë e formuluar në Kongresin VII të Partisë se «revolucioni dhe çliriim i popujve nuk është vetëm një aspiratë e popujve, por një çështje e shtruar për zgjidhje> Në këtë plan shoku Enver Hoxha bën fjalë për situatën revolucionare, për luftën çlirimtare ri popujve si pjesë përbërëse e revolucionit botëror. e parë dhe e analizuar kjo konkretisht në vende dhe në zona të ndryshme të botës. Në vepër shoku Enver Hoxha analizon kushtet dhe kërkesat e fitores së klasës punëtore dhe të partisë së saj marksiste-leniniste në revolucion, mbron dhe përpunon më tej parimet marksiste-leniniste të strategjisë dhe të taktikës revolucionare, të para këto në dritën e rrethanave dhe situatave të sotme.

Në vepër sh. Enver Hoxha demaskon me fakte e argumente strategjinë e imperializmit dhe të revizionizmit modern dhe veçanërisht atë të imperializmit amerikan e të socialimperializm.it sovjetik, të socialimperializmit kinez si dhe rolin e titizmit dhe të rrymave të tjera revizioniste në strategjinë globale të imperializmit e të socialimperializmit. Sh. Enver Hoxhaubën njëkritikëparimore edhe teorive të ndryshme kundërrevolucionare e antikomuniste që sajojnë e përhapin sot ideologët e horgjezisë dhe shërbëtorët e tyre revizionistë, në mënyrë të veçantë rrëzon pretendimin e revizionistëve kinezë se gjoja doktrina e Maos, «maocedunideja», është një shkallë e re e marksizmit dhe provon se «maocedunideja» është një variant i revizionizmit modern. Në këtë vepër sh. Enver Hoxha provon f orcën dhe vitalitetin e marksizëm-leninizmit dhe plot optimizëm revoluciopar argumenton se e ardhmja e pashmangshme e shoqërisë është socializmi dhe komunizmi.

(Z.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lmperializmi Dhe Revolucioni


[cite]