INDUSTRIA USHQIMORE


INDUSTRIA USHQIMORE
✤ Degë e ind. që merret me prodhimin e produkteve ushqimore nëpërmjet parpunimit të lëndëve të para e ndihmëse kryesisht me prejardhje bujqësore e blegtorale. Përpunimi i produkteve ushqimore në truallin a Shqipërisë njihet që në kohët e lashta. Ilirët ishin të njohur për prodhimin e verës nga rrushi e të pijeve të tjera, të vajit nga ullinjtë, për psrpunimin e frutave, gatimin e perimeve, mishit, pashkut etj. Këto tradita u ruajtën dhe përpunimi i produkteve ushqimore bëhej vetëm në ekonomitë shtëpiake si dhe nga zejtarë të veçantë, deri nga fundi i shek.XIX, kur filluan të ngrihen edhe punishte të veçanta si për miellin, sapunin, va;in etj.

Megjithatë para Çlirimit I.U., ndonëse zinte pjasën më të madhe të prodhimit të përgjithshëm industrial të vendit, ishte e prapambetur, mbi baza artizanale, e copëtuar në shumë punishte e ndërmarrje të vogla ku mbizotëronte puna e dorës. Ajo nuk plotësonte nevoja minimale të popullsisë me produkte ushqimore të përpunuara dhe emërtesa e artikujve që prodhonte islhte shumë e kufizuar. I.U. përfshinte disa fabrika mielli, por asnjë fabrikë buke, disa punishte e fabrika të vogla të vajit të ullirit, të makaronave, disa punishte e fabrika të cigareve, të sapunit, një fabrikë birre, 3-4 fabrika të vogla alkooli etj.

Gjatë pushtimit fashist mjaft prej tyre u mbyllën për shkak të konkurencës së mallrave italiane dhe një pjesë e mirë u dëmtuan ose u shkatërruan fare gjatë luftës. Pas Çlirimit, krahas zhvillimit të bujqësisë e të blegtorisë, u morën masa për mëkëmbjen, rikonstruksionin dhe zhvillimin e vrullshëm edhe të I.U. që do t’i përpunonte lëndët e para. Me ngritjen e Kombinatit të sheqerit në Maliq më 1951 u hodhën themelet e ind. së re ushqimore në vendin tonë. Pas v.1956 u zhvilluan ind. e konservimit të frutave dhe perimeve, mishit e peshkut, ind. e verës dhe e pijeve alkoolike, ind. e blojës etj. Gjatë pesëvjeçarëve I.U. u fuqizua me ngritjen e fabrikave të reja të vajit, qumështit, bukës, makaronave, të lëngjeve, pijeve freskuese, majasë, niseshtesë, margarinës etj. Në zhvillimin e I.U. kanë dhënë ndihmesë Kostaq Lazri, Shaqir Prizreni etj. Më 1984 I.U. dha një prodhim të përgjithshëm industrial prej afro 4,2 miliardë lekësh. Ajo prodhoi 87 herë më shumë se më 1938, afro 3,8 herë më shumë se më 1960 dhe mbi 2 herë më shumë se më 1970. Sot I.U. plotëson nevojat e popullit për produkte ushqimore të përpunuara, që pjesërisht edhe eksportohen.

(Sh.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria Ushqimore


[cite]