INSPEKTORATI HEKURUDHOR


INSPEKTORATI HEKURUDHOR
✤ Organ kontrolli për zbatimin e rregullave në transportin hekurudhor. U krijua më 1974 si hallkë e veçantë dhe më 1981 u riorganizua si Drejtori në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve. I.H. kontrollon zbatimin e dispozitave dhe të rregullave: për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vijave hekurudhore, sigurimin e qarkullimit normal, të trenave të udhëtarëve e të mallrave, riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve hekurudhore si dhe të sistemit të sinjalizimit e të ndërlidhjes. Ripunon dhe plotëson rregullat teknike e të shfryfëzimit të transportit hekurudhor.

(P.Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inspektorati Hekurudhor


[cite]