INSPEKTORATI SANITAR SIITETËROR


INSPEKTORATI SANITAR SIITETËROR
✤ Organ i kontrollit për zbatimin e normave dhe të rregullave higjieno-sanitare, qysh në projektimin e objekteve dhe gjatë gjithë veprimtarisë së ndërmarrjeve ekonomike, të institucioneve parashkollore e shkollore, të institucioneve shëndetësore etj. U themelua në v. 1951. I.S.Sh. studion dhe harton norma e rregulla higjieno-sanitare të detyrueshme për zbatim dhe jep ndihmesë për orientimin profilaktik të mjekësisë. Ushtron veprimtarinë e vet duke u mbështetur në dekretin «Mbi inspektoratin Sanitar Shtetëror» (1968). Drejtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rrethe nga Drejtoritë e higjienës e të epidemiologjisë. Luan rol të rëndësishëm për sigurimin e kushteve të shëndetshme në punë e në jetë. Mbështetet edhe në Institutin e Higjienës e të Epidemiologjisë.

(F.To.—K.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Inspektorati Sanitar Siitetëror


[cite]