INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK


INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK
✤ Institucion kërkimor-shkencor i Akademisë së Shkencave për fushat e meteorologjisë dhe hidrologjisë, i ngrrtur më 1962. Para Çlirimit kishte vetëm një zyrë hidrografike pranë Ministrisë së Punëve Botore dhe një zyrë meteorologjike pranë Ministrisë së Bujqësisë. Pas Çlirimit, më 1949,, u krijua Drejtoria e Shërbimit Hidrometeorologjik në varësi të Institutit të Shkencave (shih) dhe më pas (1957) në varësi të Këshillit të Ministrave, me një rrjet :ë gjerë vendmatjesh meteorologjike e hidrologiike të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe me dy sektorë, të meteorologjisë dhe të hidrologjisë. Më 1962 u kthye në institut kërkimor-shkencor, dhe më 1973 kaloi në varësinë e Akademisë së Shkencave. Më 1978 filloi të ushtrojë veprimtarinë e vet ,edhe sektori i Gjeogra5së. I.H. ka si detyrë kryesore të grumbullojë gji:hë të dhënat meteorologjike e hidrologjike për Shqipërinë dhe të kryejë studime, ltërkime dhe ssperimentime meteorologjike, agrometeorologjihs. klimatike, hidrologjike, me qëllim që të sqa-^jë veçoritë klimatike dhe hidrologjike të vendit. ka 6 sektorë: i meteorologjisë, i klimatologjisë, : hidrologjisë, i parashikimeve hidrometeorologji-:2,_ i gjeografisë dhe i rrjetit hidrometeorologjik, rl dhe laboratorin teknik. I.H. ka në varësi —jetin hidrologjik dhe rrjetin meteorologjik (shih) rl dhe stacionet hidrometeorologjike në rrethe.

Ndër punimet më të rëndësishme kolektive :ë kryera e të botuara nga I.H. janë: Klima e Shqipërisë (shih), Hidrologjia e Shqipërisë Atlasi Klimatik i RPSSH (shih). I.H. boton edhe :radime Meteorologjike e Hidrologjike (shih), Buistinet meteorologjike dhe hidrologjike (shih) si fhe manuale të ndryshme klimatike. I.H. është ‘ anëtar i Organizatës Botërore Metaorologjike që nga 1957 dhe merr pjesë në vecrimtari të ndryshme shkencore që zhvillon kjo rrganizatë. Mban lidhje me shumë institucione =je:eorologjike dhe hidrologjike të botës. (My.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti Hidrometeorologjik


[cite]