ÇETA PLAKË E VLORËS
✤ E para çetë partizane në qarkun e Vlorës. U krijua më 4.12.1942 në fshatin Gjorm të krahinës së Mesaplikut, kryesisht nga ilegalët e parë të qytetit e të fshatit të qarkut të Vlorës, që bënin pjesë në njësitin partizan, krijuar disa muaj më parë.
Me t’u krijuar Ç.P. e V. kreu aksionin te ura e Gjormit kundër një autokolone armike, e cila u shpartallua plotësisht, përveç të vrarëve u zunë 48 robër, midis tyre dy oficerë. Më 26 dhjetor Ç.P. e V. goditi baterinë e artilerisë bregdetare të Batalionit 313 italian në Ramec të Radhimës. Shpartalloi forcat fashiste e mercenare të dërguara për operacion në Radhimë e Tragjas, që i rrethoi në Gjorm, në bashkëveprim me çetat vullnetare territoriale të shumë fshatrave të krahinës së Vlorës (shih: Lufta e Gjormit). Kjo fitore mbi forca të shumta armike, bëri jehonë të madhe në gjithë vendin dhe i dha hov të mëtejshëm luftës së armatosur kundër pushtuesit të huaj. ■ Në bashkëveprim me Çetën «Plakë» të Mallakasirës. Çf‘. e V. kreu aksionin e Sukuqit, ku, përveç të vrarëve, u zunë robër 100 ushtarë armiq. Më 10.2.1343 të dy çetat kryen aksionin e Patosit (shih). Më 21 shkurt Ç.P. e V. dhe Çeta e Mallakastrës kryen aksionin e Selenicës (shih). Më 1 prill në bashkëveprim me çetën vullnetare të Aunenit, Karbunarës, Gorishtit, Penkovës theu e kundërsulmoi armikun për të rimarrë minierën e Selenieës. Armiku la 52 të vrarë dhe 64 rohër, rmdis tyre dy oficerë: një nënkolonel, e një kapiten (shih: Aksioni i dytë i Selenicës). Më 20 qershor ajo u rreshtua në Batalionet Partizane ■elsmeil Qemali» e «Halim Xhelo» (shih). (B.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çeta Plakë E Vlorës