KODIKU I 15-TË I BERATIT
(KATËRUNGJILLËSH)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 21 x 16.5 cm.
Sasia e fletëve: 256.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, por shkrimi është kaligrafik, ka vlera estetike.
Eshtë shkruar me bojë në ngjyrë kafeje dhe përmban komente anësore. Këto të fundit janë
me grafi të imët të kuqe.
Titujt e perikopeve: Me shkronja kapitale ari. Inicialet janë jo shumë të mëdha, por edhe këto
në ngjyrë ari. Krerët e ungjijve janë shkruar me shkronja të kuqe.
Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë të stampuar me presim. Ornamenti përmban lule të
çelura prej 5-6 petalesh, si dhe disa motive lineare e korniza linjëdrejta ose të gërshetuara.
Stolisja e kodikut: Në fletën fillestare të çdo ungjilli gjendet nga një vinjetë në formën e germës
„p“-pi greke – por pa art.
Ungjijtë janë ndarë në krerë, sipas pjesëve të ndryshme të tekstit.
Lëkura e kapakëve ka pjesë të shkëputura anash, si dhe shumë vrima për shkak të brejtjes
nga mola. Fletët 1 dhe 2 të kodikut janë errësuar mjaft. Po ashtu dhe fleta e fundit, me numër
256.
Duke u mbështetur në grafinë e bukur të kodikut, shkrimi i tij duhet t’i datohet afërsisht kohës
prej shekullit të 11-të deri në shekullin e 12-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve