KODIKU I 17-TË, I BERATIT
(PUNËT / VEPRAT E APOSTOJVE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 22 x 15.5 cm.
Sasia e fletëve: 99.
Kodiku stoliset me një vinjetë të realizuar me ar në ngjyrë të zbehtë, në formën e
germës „p“-pi greke.
Grafia, duke përfshirë inicialet, është në ngjyrë kafe.
Kapakët: Janë prej dërrase dhe mjaft të dëmtuar. Lidhja e kapakëve dhe e fletëve
është cilësisht e keqe dhe e dobët.
Fletët e para të kodikut mungojnë. Nga fleta 94 deri në fund fletët janë të shkëputura / të
shqitura. Fleta e fundit është e dëmtuar, por pa e prekur tekstin; ajo paraqitet e ndotur në
shumë vende.
Shkrimi është i tipit të vonët, por ka vlerë bukurshkrimore.
Kodiku duhet të jetë i fundit të shekullit të 13-të. Datimi i tij mund të shtyhet deri në dekadat e
para të shekullit të 14-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve