KODIKU I 43-TË, I BERATIT
(MINEJ I MUAJIT MARS DHE JETË SHENJTORËSH)
Materiali: Letër.
Përmasat: 30 x 21 cm.
Sasia e fletëve: 117.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, me shkronja ngjyrë kafe të errët. Titujt janë me shkronja të
kuqe, shkrimi është kaligrafik. Përmban tekstin kalendarik të 31 ditëve të marsit.
Dekoracione nuk ka.
Kapakët: Prej dërrase të zhveshur nga ndonjë veshje lëkure ose stofi që duhet të ketë
pasur përsipër. Dërrasat janë brejtur prej molës, sidomos ajo e poshtmja. Fleta e parë ka një
të grisur, duke dëmtuar gjashtë rreshtat e sipërm, si dhe titullin. Ka dhe shumë vrima, të
shkaktuara nga mola, duke prekur vende-vende tekstin. Fleta 31 ka një pjesë të grisur nga
fundi i rreshtave, duke dëmtuar rreshtat 3-7. Fleta 32 është errësuar shumë nga lagështia
dhe ndotur nga një lëndë si prej dylli. Fletët e kodikut janë errësuar shumë nga lagështia. Prej
fletës 57 deri në fletën 88, ka më shumë errësim. Dy fletët e fundit kanë pësuar dëm edhe
nga grisja, sidomos ajo e fundit, me numër 117.
Në bazë të grafisë artistike bukurshkrimore kodiku duhet t’i atribuohet me afërsi kohës nga
fundi i shekullit të 13-të deri nga gjysma e shekullit të 14-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve