KODIKU I 44-T, I BERATIT
(MINEJ I MUAJIT DHJETOR)
Materiali: Letër.
Përmasat: 38 x 19.4 cm.
Sasia e fletëve: 163.
Teksti: Në njëshkolonë.
Grafia: E tipit të vonë, shkrimi në ngjyrë të zezë, titujt dhe inicialet me të kuqe.
Përmban shërbesat e çdo dite të muajit dhjetor.
Stolisje: Nuk ka.
Dëmtimet: Ky është një nga ata kodikë që kanë pësuar shumë dëme.
Kapakët: Prej dërrase, por të brejtur nga mola, prandaj i janë vënë kapakë të rinj nga
restauratorët e AQSH. Fletës 1 i është grisur gjysma dhe është marrë; gjysma tjetër ka
shumë pjesë të brejtura nga insektet. Fleta 15 poshtë ka të grisur një copë letre, pa dëmtuar
tekstin. Prej fletës 1 deri në fletën 26 një pjesë e madhe e rreshtave është errësuar nga
lagështia, duke ruajtur lexueshmërinë e fjalëve. Prej fletës 27 deri në fletën 33 dorëshkrimi
është dëmtuar, duke mbetur të lexueshme vetëm fragmente shkrimi. Fleta 43 është grisur
në mënyrë të pjerrët. Prej fletës 44 deri në fletën 46 vazhdon një njollë e errët në një pjesë të
tekstit. Ndërmjet fletës 46 dhe asaj 52 fletët kanë fare pak tekst fragmentar. Prej fletës 52 deri
në fletën 58 vazhdon njolla e lagështirës, por duke u lehtësuar gradualisht fletë pas flete.
Fletët 60-70 ruhen pa dëme, kurse fleta 71 ka pësuar një grisje të vogël pa dëm serioz. Fletët
72-74 janë grisur përgjysmë dhe pjesa e grisur është marrë. Nga këto ruhen vetëm 11 rreshtat
e poshtëm. Fletët 75-109 ruhen të pa dëmtuara. Fletët 112 dhe 113 kanë të grisur një pjesë
poshtë, duke dëmtuar nga një fjalë në faqet recto e verso. Në fletët 118 verso, 119 verso, 120
recto e verso dhe 122 gjenden vizatime dekorative me motive zogjsh ose dekore vizuale të
vona, pa asnjëfarë vlere, veçse kanë shëmtuar kodikun. Fleta e fundit, me numër 163, ka pak
grisje pa dëme. Në disa fletë të fundit duar të vona kanë bërë pak zhgarravina me penë, që e
shëmtojnë kodikun.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]