KODIKU I 46-TË, I BERATIT
(MINEJ)
Materiali: Letër.
Përmasat: 27 x 20.6 cm.
Sasia e fletëve: 164.
Fleta e parë përmban një parathënie të tekstit dhe është në njëshkolonë. Prej fletës 3
deri në fletën 15 teksti është prapë në njëshkolonë, kurse prej fletës 16 deri në fletën 164, që
është fundi i kodikut, teksti është në dy kolona.
Përveç fletës së parë, që përmban hyrjen, prej fletës 3 deri në fletën 15 ka mbetur një pjesë
teksti e muajit shkurt, pas tij fillon muaji i marsit dhe pas tij muaji i prillit. Teksti i këtyre muajve
përmban poezi që lexohen sipas kalendarit, për çdo ditë të muajit përkatës.
Grafia nuk është e një dore. Shkrimi i parathënies nuk korrespondon me grafinë e tekstit në
njëshkolonë. Nga ana tjetër, grafia e tekstit në njëshkolonë (pas hyrjes) nuk korrespondon
me atë në dy kolona. Grafi estetike është ajo e 15 fletëve në njëshkolonë.
Kodiku nuk ka asnjë aplikim zbukurues, përveç shkrimit të tekstit të 15 fletëve, që ka vlerë
artistike.
Dëmtimet: Kodiku i ka kapakët prej dërrase. Ai i sipërmi është brejtur pak nga mola, e cila ka
dëmtuar ngapak edhe fletët e para, si dhe pjesën prej fletës 37 deri në fletën e fundit, me
numër 164. Nga mola ose insektet kanë pësuar dëme edhe fletët 24-46. Fletët 3-24 janë
dëmtuar nga lagështia, duke prekur dhe disa rreshta të tekstit.
Duke u mbështetur në grafinë e vonë të të tri stileve të ndryshëm të të shkruarit, mendojmë
se kodiku duhet t’i atribuohet fundit të shekullit të 14-të ose shekullit të 15-të, gjysmës së parë
të këtij shekulli.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve