KODIKU I 45-TË, I BERATIT
(MINEJ)
Materiali: Letër.
Përmasat: 39.5 x 35 cm.
Sasia e fletëve: 358.
Teksti: Në dy kolona.
Grafia: E tipit të vonë, shkrimi në ngjyrë kafe, nistoret kanë ngjyrë të kuqërremtë të
çelët. Prej fletës 188 e në vijim grafia ka ngjyrë të gjelbër, deri në fund të faqes 358.
Kodiku përmban materialin kalendarik të shërbesave të tre muajve: të dhjetorit, janarit dhe të
shkurtit.
Stolisjet: Kodiku ka një figurë (njerëzore) para një shpeze të stilizuar, fare e rëndomtë,
në fletën 303. Fleta 329 ka një portret gruaje në formë skice, duke bekuar me të djathtën.
Kodiku ka dhe gjashtë vinjeta, gjegjësisht në fletët 5, 62 recto, 79 verso, 108 recto, 215 recto
dhe 336 verso, të gjitha pa ndonjë art.
Dëmtimet: Fleta 1 ka pësuar grisje në shumë vende. Fletët 2 deri 24 janë dëmtuar në cepin
e sipërm, aty ku janë lidhur. Fleta 205 është grisur në pjesën e poshtme, pa cënuar tekstin.
Fleta 116 ka një të grisur në mes të kolonës. Gati të gjitha fletët e kodikut kanë pësuar ngapak
dëm nga lagështia.
Faqet e para të kodikut mungojnë.
Duke u mbështetur në grafinë e vonë dhe stilin e zbukurimeve artistike të kodikut, ky duhet t’i
atribuohet afërsisht gjysmës së parë të shekullit të 14-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]