KODIKU I 66-TË, I BERATIT
(NOMOKANON -)
Përmasat: 20 x 14.7 cm.
Sasia e fletëve: 320.
Data e shkrimit: Në vitin 7121 (1613 ), më 15 dhjetor.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe, kurse titujt janë shkruar me të kuqe.
Ky kodik është rregullore që përmban ligje dhe norma fetare morale, pak a shumë të njohura,
sepse çdo peshkopatë duhej të kishte një nomokanon për administrimin fetaro-moral të
besimtarëve (në tekst: „besnikëve“). Në këtë kodik nuk ka çështje me përmbajtje vetëm
shoqërore; kështu që e gjithë përmbajtja e çështjeve që trajtohen është përshkruar në frymë
moralo-fetare.
Ndonëse me një përmbajtje të tillë, po ekspozojmë mjaft çështje që trajtohen në të, si vijon:
Mbi gjykatësin, si duhet të jetë i afërt e simpatik për të gjithë dhe të mos u besojë fjalëve pa i
shqyrtuar.
Mbi drejtësinë dhe si duhet të veprojë gjykatësi për drejtësinë.
Mbi ligjin, ç’është ligji dhe mbi paligjësinë.
Mbi kanonet (rregullat) e pashkruara të kishës („kanone që nuk janë shkruar“) dhe ato të
qyteteve.
Për çfarë arsyeje e dorëzon peshkopi patrikun.
Mbi atë që dëshiron të bëhet peshkop.
Mbi shtatë dhuratat e shpirtit të shenjtë.
Si duhet t’i pagëzojë fëmijët prifti.
Mbi krezmimin.
Përse bëhet përshpirtje për të vdekurit.
Mbi gabimet në shërbimet liturgjike.
Po të ketë ndonjëri armiqësi, të mos i pranohet mesha në kishë.
Mbi fejesat në raste të ndryshme: Nëse vdes i fejuari, i vëllai i tij mund të martohet me të
fejuarën e të vëllait.
Mbi ndarjen e të fejuarve në raste të ndryshme:
Mbi shkallët e kurorëzimit – nga fleta 175 deri 187.
Shkaqet përse njeriu ndan gruan, fleta 207.
Rreth konflikteve ndërmjet burrit dhe gruas.
Shkaqet e ndryshme të ndarjes së burrit nga gruaja dhe anasjelltas, të ndarjes së gruas nga
burri.
Kur ndonjë nga bashkëshortët kërkon vdekjen.
Mbi vdekjen e burrit pa lënë testament, fleta 226.
Mbi trashëgimitë pas vdekjes së burrit kur ka vëllezër e nipër, fleta 227.
Mbi trashëgimitë e burrit e të gruas, fleta 228.
Mbi fëmijët e prindërve, të burrit e të gruas.
Fëmijët duhet të nderojnë prindërit e tyre, fleta 224.
Mbi trashëgimitë, fleta 237.
Mbi betimin, fleta 241 verso.
Mbi djemtë, se si duhet të ndihmojnë e nderojnë prindërit e tyre.
Mbi Pashkën e të krishterëve, e cila bie për t’u festuar prej datës 22 të muajit mars deri në 25
të muajit prill.
Detyrat e klerikëve: rrëfimi.
Prej cilës moshë fillojnë t’i njihen mëkatet njeriut?
Rreth mëkateve të njerëzve, fleta 259.
Mësime morale nga Niqifor Ksanthopulli, prej fletës 270.
Mbi kreshmën, fletët 274-275.
Mbi kreshmën, nga Shën Thanasi i madh.
U ndalohet kreshma grave lehona dhe të sëmurëve, fleta 276.
Rreth sinodeve të kishës, gjithsej 7, fleta 280.
Lista e patrikëve dhe të kryepeshkopëve të Kishës lindore dhe nënshkrimet e tyre. Si duhet
t’u shkruajë peshkopi për çështje të ndryshme superiorëve të tij.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve