KODIKU I 67-TË, I BERATIT
(NOMOKANON)
Materiali: Letër.
Përmasat: 21.2 x 15.2 cm.
Sasia e fletëve : 326.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: Në ngjyrë të zezë, titujt dhe inicialet të kuq, stili i shkrimit i tipit fare të vonë.
Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë. Lëkura në anët e lidhjes së fletëve është
grisur dhe zhdukur.
Si edhe kodikët e tjerë të tipit „nomokanon“, edhe ky kodik është gati i njëjtë në paraqitje si
nomokanonet e tjera, si rregullore fetare.
Karakteristika kryesore e këtij kodiku qëndron në përmbajtjen e tij morale-fetare dogmatike.
Çështje kryesore të trajtuara në të janë:
Rreth doktrinës së fesë së krishterë ortodokse.
Rreth çështjeve dogmatike.
Mbi çështjet e sinodeve të Kishës lindore ortodokse.
Rreth problemeve dogmatike morale.
Mbi organizimin e personave me grada klerikale.
Mbi detyrat e secilës pozitë klerikale në kryerjen e ceremonive të pagëzimit, në fejesat, martesat,
si edhe shërbimet e ndryshme të kultit.
Rreth figurave të shquara të kishës dhe kontributit të tyre në përpilimin e detyrave dhe në
ndëshkimin e shkelësve të normave morale fetare, si kundër lavirësisë, simonisë, vjedhjeve
etj.
Rreth atyre që quhen “mëkate të rënda”, sipas frymës së pikëpamjeve të fesë së krishterë.
Duke u mbështetur në grafinë e tekstit, ky kodik duhet t’i atribuohet kohës prej shekullit të 17-
të deri në shekullin e 18-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]