INSTITUTI I LARTË PEDAGOGJIK SHKODËR


INSTITUTI I LARTË PEDAGOGJIK SHKODËR
✤ Institucion arsimor për përgatitjen e arsimtarëve për shkollat tetëvjeçare dhe të mesme. U themelua më 1957. Në etapën e parë (1957-1970) funksionoi si Institut Pedagogjik 2-vjeçar me dy degë. Më 1970-1971 afati i studimit u bë 3-vjeçar. Sot ka pesë degë: gjuhë-letërsi, histori-gjeografi, matematikë-fizikë, biologji-kimi dhe degën për përgatitjen e mësuesve për katër klasat e para të shkollës 8-vjeçare. Në vitin shkollor 1982-1983 Instituti kaloi në sistemin me afat studimi 4-vjeçar. Krahas punës mësimore-edukative, I. L. P. SH. zhvillon dhe një veprimtari të gjerë kërkimore-shkencore dhe botuese.

(J.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Lartë Pedagogjik Shkodër


[cite]