INSTITUTI I MISRIT DHE I ORIZIT
✤ Institucion kërkimor-shkencor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. U krijua më 1980 në Shkodër, mbi bazën e Stacionit të Misrit e Orizit
(1971). Ka 3 sektorë shkeneorë: i seleksionimit e gjenetikës, i agroteknikës e i prodhimit të farërave dhe i biologjisë e fiziologjisë.
I. i M. dhe i O. ka për detyrë të krijojë e të përhapë në prodhim hibride misri e kultivarë orizi me aftësi të larta prodhuese e periudhë bimore të shkallëzuar, të përshtatshëm për kultivim në zona të ndryshme klimatiko-tokësore të vendit, të prodhojë farërat e linjave që nevojiten për të mbjellë parcelat e hibridizimit në shkallë kombëtare, të zgjidhë probleme të ndryshme të agroteknikës së misrit e orizit. Në bashkëpunim me ekonomitë bujqësore harton e zbaton në kushte prodhimi metoda e teknologji të përparuara bashkëkohore që garantojnë rendimente të larta. Puna për krijimin e hibrideve të misrit filloi në v. 1958. Më 1979 u arrit të zëvendësohen plotësisht të gjitha popullatat dhe kultivarët e misrave të vendit me hihridet që kanë periudha të ndryshme pjekurie. Punimet botohen në Buletinin e shkencave bujqësore, në revistën Bujqësia Socialiste etj.
(H.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Misrit Dhe I Orizit