KODIKU I 76-TË, I BERATIT
(UNGJIJ)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 21 x 15.7 cm.
Sasia e fletëve: 86.
Grafia: E tipit të vonë.
Teksti: I shkruar në një kolonë, me 19 rreshta për kolonë.
Grafia: Në ngjyrë kafe. Titulli dhe inicialet janë në ngjyrë kafe të çelët, po ashtu dhe
titujt e perikopeve.
Ky dorëshkrim duhet të ketë qenë katërungjillësh. Për shkak të dëmtimit ka mbetur i plotë
vetëm Ungjilli sipas Markut, kanë mbetur katër fletë të Ungjillit sipas Lukës, kurse nga ai sipas
Mateut ruhen 19 (nëntëmbëdhjetë) fletë, që u takojnë pjesëve të parafundit.
Nëntë fletët e para kanë pësuar dëme në tekst. Dëmet janë më të theksuara në fletët 1-5.
Ungjilli sipas Gjonit mungon fare.
Kodiku në fjalë ka nevojë për t‘iu restauruar fletët e kalbura nga lagështia, për forcimin e
lidhjeve të fashikujve, si dhe për vënien e kapakëve të rij, sepse të vetët i mungojnë.
Duke u mbështetur në grafinë e vonë, ky kodik duhet t’i atribuohet fundit të shekullit të 14-të
ose fillimit të shekullit të 15-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve