KODIKU I 86-TË, I ELBASANIT
(NOMOKANON)
Materiali: Letër.
Përmasat: 20 x 14.8 cm.
Sasia e fletëve: 185.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë. Titujt dhe inicialet janë në ngjyrë të kuqe.
Inicialet janë të vizatuara me motive të ndryshme dhe me format të madh.
Gjendja e kodikut: Kodiku nuk ka kapakë. Fleta 1 ka dy copa të vogla të shkëputura e
të humbura. Fletët e para janë shkëputur nga lidhja. Kodiku nuk i ka fletët e fundit. Teksti ruhet
deri në fletën 185. Kanë humbur shumë pjesë teksti me fletët e munguara të kodikut.
Këtu po vemë në dukje disa nga titujt që trajtojnë çështje që përmban kodiku, si pason:
Fletët 1-3 përmbajnë çështjen mbi gjykatësit, mbi ligjet dhe mbi drejtësinë.
Fletët 6, 7, 8, 10, 11-16 dhe 30: Mbi jerarkët klerikë, mbi detyrat, të drejtat dhe gabimet e tyre.
Fletët 31-36, 39, 41, 44-46, 48, 51-56, 57-60, 109: Çështje të ndryshme të shërbimit dhe të
jetës klerikale.

Fletët 113-139: Në lidhje me pagëzimin.
Fleta 140-144: Rreth fejesave. Djali duhet të jetë i moshës 14 vjeç e lart dhe vajza prej
moshës 12-vjeçare e lart. Djalit që është fejuar me një vajzë dhe vdes pa e takuar të fejuarën,
i vëllai mund t’ia marrë të fejuarën për grua.
Në vijim shtjellohet se prej ç’shkaqesh ndahet fejesa.
1. Të fejuarit ndahen nëse, sipas ligjit, nuk kanë moshën për fejesë. 2. Nëse njëri nga të
fejuarit kapet në shtrat me një njeri tjetër. 3. Të fejuarit ndahen kur janë nga fe të ndryshme. 4.
Nëse konstatohet që të fejuarit nuk e duan njëri-tjetrin dhe prindërit i kanë fejuar pa dëshirën
e tyre. 5. Fejesa prishet nëse njëri prej tyre vendos të bëhet murg.
Më tej flitet për shkallët (e trashëgimisë, të lidhjes në gjak) dhe martesat.
Autori i këtij nomokanoni vëllezërit prej një babe e një nëne i quan të shkallës së parë. Vëllezërit
prej një nëne dhe prej dy baballarësh, ose prej një babe dhe prej dy nënash; i quan të shkallës
së dytë; kurse fëmijët e vëllezërve, që quhen kushërinj të parë, janë të shkallës së katërt. Kur
lindin kushërinjtë e dytë fëmijë, të cilët në mes të tyre janë kushërinj të tretë, lidhja në mes
tyre është e shkallës së tetë.
Fleta 147: Mbi kushërinjtë. 1. Kushërinj nga gjaku, 2. Kushërinj nga krushqia, 3. Kushërinj
nga vjehrra, 4. Kushërinj nga pagëzimi, 5. Kushërinj nga adoptimi.
Fleta 148: Ndërmjet kushërinjve të shkallës së shtatë dhe të tetë kurrë të mos bëhet bashkimimartesa.
Vijon me pjesë tjetër të nomokanonit.
Kush quhet ungj?
Mbi adoptimin dhe pagëzimin.
Çështje të ndryshme të martesës, të bashkëshortëve, që janë të zakonshme.
Çështje testamentesh; në disa raste jo shumë të qarta.
Prapë mbi testamentet.
Mbi kujdestarët e fëmijëve që nuk janë në moshë (të rritur).
Në faqen e parë verso ruhet një mbishkrim në të cilin lexojmë: “U shkrua në kohën e hirësisë
mitropolitit dhe ekzarkut të gjithë …. (e palexueshme) Joasafit … të miqve dhe të meshtarëve
të nderuar .. .me mbiemrin e tij Makri, kurse atdheu im i mbidheshëm (është) Zaqinthi (?).
(Shkruar) prej mej meje, më të voglit dhe më të vobegtit, Emanuel, biri i dobët i ish-ekonomit
të kishës mitropolitane të skelës së Shën Mitrit. Në vitin 7071 prej krijimit të botës dhe prej
lindjes së zotit tonë Jezu Krishtit në vitin 1562, mars 5“.
Nga ky mbishkrim del se kodiku në fjalë mund të jetë me origjinë nga Greqia.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]