KODIKU I 82-TË, I ELBASANIT
(LËNDË TËNDRYSHME)
Materiali: Letër.
Përmasat: 16 x 11 cm.
Sasia e fletëve: 633.
Kodiku ka grafi të ndryshme, sepse shkrimet e tij nuk janë të një kohe. Edhe letra, edhe
autorët e teksteve, janë të kohërave të ndryshme. Në disa pjesë, ku pena ka qenë e trashë,
shkrimi është hapur dhe teksti nuk lexohet. Këtu nuk ka grafi të tipit të vjetër, por dhe në
grafitë e kohërave të mëvonshme gjejmë shumë shkurtime fjalësh, që janë shpikje e autorëve
të shkrimeve dhe jo trashëgim nga shkurtimet e grafisë së kodikëve të vjetër. Kodiku në fjalë
ka dhe shkrime me grafi të bukur, si në fletët 34-47, 298-330 etj.
Kodiku ruan disa figura grafike, pa ngjyra, në dy fletë, 13-15. Pikturat janë shumë të imëta,
me skena të kompozuara prej shumë figurash, por me vlerë, sepse të tilla, të ruajtura tek ne
deri në ditët tona, janë të pakta.
Fletët e para të kodikut janë zhdukur dhe nuk dihet sa kanë qenë. Dëmi më i madh i këtij
dorëshkrimi rezulton ndërmjet fletëve 97-138. Këto fletë janë krejt fragmentare, saqë prej
tyre nuk mund të lexohet gjë e saktë.
Në këtë dorëshkrim ruhet vetëm kapaku i poshtëm, që është prej lëkure dhe i presuar me
linja me zbukurime.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve