INSTITUTI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTIMEVE GJEOLOGJIKE TË NAFTËS E TË GAZIT
✤ (ISPGJNG). Institucion shkencor në varësi të Ministrisë së Energjetikës, që merret me organizimin e kryerjen e studimeve gjeologjike dhe me kërkimet e naftës e të gazit në territorin e RPSSH. Më 1965 u krijua Instituti i Naftës, me sektorët studimorë të gjeologjisë, shpimit, nxjerrjes së naftës e gazit dhe atij të kimisë e përpunimit. Më 1975 sektori i gjeologjisë u nda më vete duke krijuar Institutin Gjeologjik të Naftës në Fier, sot ISPGJNG.
ISPGJNG ka tre sektorë me kabinete studimore për problemet e stratigrafisë e paleogjeografisë, të tektonikës, gjeokimisë, hidrogjeologjisë, petrografisë, llogaritjes së rezervave, fizikës së shtresës etj. Pranë tij vepron fondi gjeologjik ahe biblioteka shkencore. Në këtë institut është përqendruar puna studimore për projektimin e puseve të kërkimit dhe të konturimit, gmmbullohen e ruhen të gjitha të dhënat e puseve të shpuara në territorin e RPSSH.
ISPGJNG ka kryer rilevimin gjeologjik duke përpiluar edhe hartat përkatëse për territorin perspektiv për naftë e gaz, studime tektonike ‘krahinore, për njohjen e ligjësive të ndërtimit .gjeologjik të Albanideve të jashtme, duke ndërtuar edhe hartat përkatëse gjeologjike e tektonike, studimin stratigrafik ‘të gjithë vijimësisë ‘së .shkëmbinjve sedimentarë që ndërtojnë këtë trevë, të shoqëruar edhe me studimin gjeokimik etj.
Instituti drejton gjithë studimet hidrogjeologjike në puset e kërkimit dhe bën përgjithësimet përkatëse për lidhjen e ujërave me grumbullimin e naftës e të gazit. Bashkëpunon me institucionet e tjera gjeologjike të vendit për Hartën gjeologjike të Shqipërisë e Hartën tektonike të Shqipërisë dhe për kryerjen e studimeve me karakter të gjerë krahinor. Boton periodikun Buletini Nafta e Gazi (shih). (R. Re.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Dhe I Projektimeve Gjeologjike Të Naftës E Të Gazit