ÇIFÇIU
✤ Fshatari që punonte në një çiflig (shih). Shtresa më e varfër dhe më e shfrytëzuar e fshatarësisë. Lindi në shek.XVII në gjirin e fshatarësisë raja e timarit (shih), e cila nën peshën e detyrimeve të rritura ndaj shtetit dhe feudalëve, dhe të dhunës së tyre u detyrua të shiste të drejtën e përdorimit të tokës që punonte në timar. Mbi çifçiun rëndonin në këto kushte si zgjedha e spahiut me detyrimet e veta ashtu edhe ajo e çifligarit. Për ngastrën që punonte Ç. në tokën e këtij të fundit ai ishte i detyruar t’i jepte këtij detyrime në natyrë dhe shërbime angari: një të tretën e prodhimit po ta kishte vetë farën dhe veglat bujqësore, një të dytën në rast se i merrte këto nga çifligari. Në disa raste detyrimet paguheshin në mënyrë fikse (qesim).
Situata e Ç. nuk ndryshoi edhe atëhere kur çifligu brenda të cilit punonte fshatari, pas Reformave të Tanzimatit, u njoh si pronë private dhe Ç. u kthye për formë në një qiramarrës por duke mbetur gjithmonë në vartësinë gjysëmfeudale ndaj pronarit të tokës me të njëjtat detyrime. Me zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste numri i Ç. erdhi duke u shtuar nga pronarët e vegjël të varfëruar që shisnin tokën e vet. Ne v.1912 Ç. përbënin afro 16-18% të popullsisë fshatare. Ç. në këto kushte në një varg krahinash filluan të merrnin gjithnjë e më tepër tipsret e punëtorëve të fshatit pa u kthyer ende rë pjesëtarë të klasës punëtore, veçse në rastet knr ata emigronin në qytet ose jashtë vendit. Ç ekzistuan deri në zbatimin e reformës agrare më 1945-46, e cila u dha atyre tokën. (P.Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çifçiu