INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE


INSTITUTI I STUDIMEVE PEDAGOGJIKE
✤ Institucion kërkimor-shkencor në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, qendër kryesore për studimet, kërkimet dhe eksperimentimet në fushën e përmbajtjes e të metodave të punës mësimore-edukative në shkollë, për përpunimin dhe përhapjen e informacionit pedagogjik bashkëkohor e të përvojës së përparuar. U ngrit më 1965 si Instituti i Studimeve dhe Botimeve Shkollore, nga viti 1966 funksionoi si Drejtori e Studimeve dhe Botimeve Shkollore në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës dhe doli më vete më 1970. Në vitin 1983 u riorganizua me sektorë shkencorë për lëndë e grupe lëndësh: i gjuhës shqipe dhe i letërsisë, i lëndëve shoqërore, i matematikës, i shkencave të natyrës, i lëndëve profesionale dhe i punës prodhuese, i pedagogjisë dhe i psikologjisë, i përgatitjes fizike dhe ushtarake dhe grupi i historisë së shkollës. Në varësi të I. të S.P. janë grupet e studimit të lëndëve profesionale pranë shkollave të mesme dhe shkollat eksperimentale. Instituti bashkërendon punën studimore të kabineteve pedagogjike të rretheve, bashkëpunon me shkollat dhe institucionet shkencore e arsimore të vendit. Boton Revistën pedagogjike (shih) dhe revistën e ilustruar për fëmijët parashkollorë Yllkat. Botime kryesore joperiodike janë buletinet sipas gruplëndëve shkollore si: «Edukimi parashkollor*, «ShkoIla Tetëvjeçare» (kl. I-IV); «Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë», «Lëndët e shkeneave shoqërore në shkollës, «Kimia dhe biologjia në shkollë», «Matematika dhe fizika në shkollë». Instituti mban lidhje me organizatat ndërkombëtare studimore pedagogjike dhe merr pjesë në hartimin e Enciklopedisë botërore të edukatës (International Encyclopedia of Education: Research. and Studies).

(S.Te.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Studimeve Pedagogjike


[cite]