INVESTIMET THEMELOME


INVESTIMET THEMELOME
✤ Mjete monetare që përdoren për riprodhimin e zgjeruar të fondeve themelore të ekonomisë popullore, për zgjerimin e sektorëve shoqërorë-kulturorë dhe forcimin e aftësisë mbrojtëse të atdheut. I.Th. si pjesë e planit ekonomik të shtetit drejtohen në mënyrë të përqendruar, financohen nga buxheti i shtetit dhe shërbejnë për zbatimin e politikës ekonomike të Partisë, për zhvillimin aktual e perspektiv ekonomiko-shoqëror të vendit dhe për ngritjen e mirëqenies së masave punonjëse. RPS e Shqipërisë e mbështet politikën e I.Th. vetëm në burimet e brendshme të akumulimit socialist. Burimi i I.Th. janë fondi i akumulimit (shih) si dhe një pjesë e fondit të amortizimit. Me Kushtetutë është e ndaluar marrja e kreaive dhe e ndihmave nga vendet borgjeze e revizioniste. Edhe në këtë fushë zbatohet me vazhdimësi parimi revolucionar i mbështetjes në forcat e veta. Tipar i I.Th. në RPS të Shqipërisë është rritja e pandërprerë e vëllimit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i strukturës së tyre. Gjatë periudhës 1951-1983 në ekonominë tonë popullore janë investuar 63,8 miliardë lekë (të llogaritur me çmimet e vitit 1981). Në pesëvjeçarin VII (1981-1985) parashikohet të investohen 25 miliardë lekë, më tepër se investimet e katër planeve të para pesëvjeçare të marra së bashku (1950-1970). Investimet nga koop. bujqësore në planin VII pesëvjeçar përfaqësojnë 11% të vëllimit të përgjithshëm të I.Th. të ekonomisë.

I.Th. ndahen në prodhuese dhe joprodhuese. Prodhuese janë I. Th. që kryhen në sferën e prodhimit material, ndërsa joprodhuese janë ato që kryhen në sferën shoqërore-kulturore e që i shërbejnë plotësimit të nevojave të përbashkëta të punonjësve. Në RPS të Shqipërisë pjesa dërrmuese e I.Th., rreth 80% e tyre përdoret për sferën prodhuese. Kështu edhe gjatë tre viteve të para (1981-1983) te pesëvjeçarit 7 në sektorin shtetëror u kryen investime me një vlerë prej 4,088 milionë lekë, 80% në sferën prodhuese dhe 20% në atë joprodhuese.

Në RPS të Shqipërisë është synuar kurdoherë për rritjen e frytshmërisë së I.Th. Kjo shprehet në shtimin e produktit të përgjithshëm shoqëror, të të ardhurave kombëtare si dhe të të ardhurave në valutë për çdo lek të investuar. Në vendet borgjeze e revizioniste investimet themelore janë një mjet në duart e borgjezisë për shfrytëzimin e klasës punëtore dhe të masave punonjëse të metropolit, për shfrjdëzimin e nënshtrimin e shteteve dhe të popujve të tjerë.

(E.Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Investimet Themelome


[cite]