INVALIDITETI


INVALIDITETI
✤ Humbje e pjesshme ose e plotë e aftësisë për punë e punonjësit për një kohë të gjatë ose përgjithmonë, për shkak të plagëve në Luftën ANÇ, të një aksidenti a sëmundjeje. Sipas shkallës së humbjes së aftësisë për punë, I. ndahet në katër grupe: I. Ata që kanë humbur tërësisht aftësinë për punë dhe kanë nevojë që t’u shërbehet nga të tjerët. II Ata që kanë humbur tërësisht aftësinë për punë. III Ata që kanë humbur aftësinë për punë në mjeshtërinë e tyre, si dhe në çdo mjeshtëri tjetër, por që në raste të veçanta, mund të kryejnë punë të thjeshta, si dhe ata që kanë të meta trupore, gjymtime të rënda. IV Ata që nuk janë të aftë të kryejnë punë sistematike në mjeshtërinë e tyre, por mund të punojnë në atë mjeshtëri me ditë pune të shkurtuara ose në një punë tjetër me kualifikim më të ulët. Shkaqet e I,, koha e fillimit dhe grupi përcaktohen nga Komisioni i ekspertimit mjeko-punëtor (KEMP). Kujdesi i veçantë i shtetit socialist për invalidët e luftës e të punës dhe krijimi i kushteve për riaftësimin e tyre parashikohet në Kushtetutën e RPSSH.

(K.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Invaliditeti


[cite]